Aktualitet

Pediatrja apel prindërve: Kujdes kur blini ilaçe në farmaci, ja si t’i dalloni që s’janë kontrabandë

Shkruar nga Liberale
Pediatrja apel prindërve: Kujdes kur blini ilaçe në farmaci, ja

Ilaçet kontrabandë janë një tjetër problem në vendin tonë, ku të shumta kanë qenë rastet e zbulimit dhe identifikimit nga policia. Por në raste të tjera këto ilaçe mund të arrijnë në raftet e farmacive dhe pastaj të përfundojnë në duart e pacientëve.

Pediatre Mirela Dibra iu ka bërë apel prindërve që të kenë kujdes kur blejnë ilaçet në farmaci.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, ajo tha se duhet të shohin pullën e kutisë apo ambalazhit në mënyrë që të garantohen që barnat nuk janë sjellë në mënyrë kontrabandë.

“Barnat duhet të jenë të regjistruara dhe qarkullojnë në dy vende të BE. Ne kemi garancinë e këtyre vendeve, dhe tërthorazi jemi të mbrojtur nga këto medikamente. Prindërit duhet të kenë parasysh që kur të blejnë medikamente në farmaci duhet patjetër që kutia të ketë pullën tonë të çmimit. Kjo është garant që ilaçi nuk është sjellë kontrabandë”, tha ajo.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH