Aktualitet

Parukeritë hapen me më shumë shpenzime: Jo radhë, takimet me telefon

Shkruar nga Liberale
Parukeritë hapen me më shumë shpenzime: Jo radhë, takimet me

Ditën e hënë, por ashtu si në çdo sektor tjetër, edhe parukeritë dhe qendrat estetike do të hapen në masa të forta anti-covid. Kjo për vetë faktin se çdo shërbim kërkon kontakt mes dy ose më shumë personave, gjë që rrit rrezikshmërinë e transmetueshmërisë së koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka hartuar një protokoll më të zgjatur me rregulla higjieno-sanitare që synon që hapja e këtyre bizneseve të mos rrezikojë klientët dhe punonjëset e këtyre qendrave.

Ashtu si është rekomanduar më herët, edhe punonjësit e këtij sektori duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse shfaqin shenja të sëmundjes dhe telefonojnë urgjencën kombëtare.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet mbrojtëse për punonjësit nga sapuni, letra e dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve dhe kosha plehrash që duhen pastruar çdo ditë.

Punonjësit duhet ta mbajnë maskën në çdo moment, ndërkohë që klienti duhet të mbajë distancë dhe koha e shërbimit të jetë sa më e shkurtër.

Klienti duhet të pajiset me veshje plastike (qese) për këpucët, një përdorimëshe të cilat më pas hidhen në kosh.

Ata që kryejnë trajtim trupor duhet të veshin edhe veshje një përdorimëshe.

Karriget dhe poltronat ku qëndron klienti duhet të dezinfektohen, ndërkohë që peshqirët duhet të lahen cdo dite.

Klienti dhe punonjësit duhet të mbajnë distancën prej dy metrash, ndërkohë që në hapësira të mëdha lejohet një klient në çdo 10 metra katrorë.

Çdo klient duhet të lërë një takim më parë në telefon, pasi nuk lejohet të krijohen radhë brenda ose jashtë subjektit që ofron shërbimin.

Ambientet duhen ajrosur disa herë në ditë si dhe duhen dezinfektuar ashtu sikurse edhe mjetet e punës.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1139908,1139907,1139905,1139906"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH