
Pas qëndrimit të Raportuesit për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennach që Kuvendi të dorëhiqet nga paketa “antishpifje”, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se për këtë çështje duhet të reflektohet sa më parë dhe se “kokëfortësia” nuk i shërben hapjes së negociatave.
“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi”, shkruan Meta.