Aktualitet

"Nuk ka kthim pas", pedagogët nisin protestat

Shkruar nga Liberale
"Nuk ka kthim pas", pedagogët nisin protestat

Pedagogët paraditen e sotme në orën 11:00 do të nisin protestën në sheshin “Nënë Tereza”. Kërkesat e tyre janë të shumta, por kryesorja është rritja e pagave.

Sandër Kovaçi njëkohësisht dhe kryetari i sindikatës së punonjësve të universiteteve në një deklaratë për mediat, u shpreh se nëse nuk ka reagim konkret nga qeveria, viti i ri akademik nuk do të nisi.

Sindikata dhe stafet akademike, presin një rritje serioze të pagave që të bëjë ndryshim në institucionet e arsimit të lartë dhe t’u afrohen nivelit të pagesave të universiteteve të Kosovës brenda 2-3 viteve.

Bojkoti është një nga mënyrat që do përdoren në këtë nismë të tyre ndërsa përfaqësuesit e sindikatës kanë ftuar të gjithë pedagogët e universiteteve publike, stafet mbështetëse por edhe studentët të bëhen pjesë e protestës së tyre.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH