Aktualitet

Një javë tjetër me temperatura maksimale, kur do të ndalet i nxehti përvëlues?

Shkruar nga Liberale
Një javë tjetër me temperatura maksimale, kur do të ndalet i

Këtë javë, sidomos në ditët e fundit vapa e madhe pushtoi kontinentin, duke shkaktuar edhe zjarre të shumta e viktima në disa vende evropiane.

Temperaturat e larta shkonin midis 37 dhe 39 gradë, por kalonin në ndonjë zonë edhe 40 gradë.

Të gjithë pyesin për kohëzgjatjen e kësaj vale të nxehtë?

Vera e vitit 2022 është aktualisht e dyta më e nxehtë pas asaj të vitit 2003. Atë vit, qershori ishte më i ngrohtë! Sa i përket 20 ditëve të para të korrikut, këtë vit temperaturat ishin më të larta se në vitin 2003. Tendenca e rritjes së temperaturave të vërejtura në qershor, krahasuar me dekadat e fundit, është mbresëlënëse: e fundit ishte pothuajse 3 gradë më e ngrohtë se ajo që ndodhi në mes të viteve 1950.

Sinoptikanët parashikojnë se të dielën, më 24 korrik, temperatura pritet të jenë edhe më të larta në disa zona dhe në ditët e para të javës ato do ta vazhdojnë të rriten në zona të tjera.

E tillë, pra, e nxehtë do të jetë e tëra java e mbetur e korrikut.

Temperaturat pritet të jenë pak më të ulëta në mesjavë, kjo falë stuhive që do të mbërrijnë nga Alpet, midis të martës dhe të mërkurës.

I nxehti përvëlues, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, pritet të ndërpritet në mesin e muajit gusht.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH