Aktualitet

Ndroqi apelon masën e sekuestros ndaj 26 pasurive të tij

Shkruar nga Liberale
Ndroqi apelon masën e sekuestros ndaj 26 pasurive të tij

Përmes avokatit të tij Alban Qafa, Ylli Ndroqi ankimoi të premten vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), e cila më 1 gusht i sekuestroi 26 prona.

Sipas avokatit Qafa vendimi për sekuestro është “i mbushur më absurditete dhe pasaktësi ligjore” .

Kemi konstatuar absurditete nga më të ndryshmet. Pasi kemi çekuar [kontrolluar] të gjitha pronat e tij me dokumentacionin përkatës se si janë përfituar këto prona kemi parë se është vënë sekuestro toka arë 600 metra katrorë në fshatin Zbarqe, që nuk posedohet prej shumë vitesh nga zoti Ndroqi dhe aktualisht aty ndodhen varrezat e fshatit dhe është fakt lehtësisht i verifikueshëm. Pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licencuara që nga viti 1993, kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe ka rezultuar në rregull dhe është kredituar nga bankat 100 për qind,” – tha avokati i Ndroqit.

Qafa publikoi një dokument në gjuhën italiane, që sipas avokatit hidhte poshtë pretendimet e SPAK se Ndroqi qe arrestuar në Itali. Ai argumentoi se në këtë kohë Ndroqi ka lëvizur i lirë dhe pa problem ne Evropë dhe SHBA.

Brenda 10 ditësh Gjykata e posaçme e Apelit pritet të marrë në shqyrtim këtë kërkesë të Ylli Ndroqit dhe të dilet me një vendim të formës së prerë për sekuestrimin apo jo të këtyre pronave.

Aktualisht 16 pronat administrohen nga Agjencia e Administrimit të pronave të sekuestruara dhe administrator është caktuar Arjan Baçi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH