Aktualitet

Meta i shqetësuar nga Covid-19: Duhen marrë masa urgjente

Shkruar nga Liberale
Meta i shqetësuar nga Covid-19: Duhen marrë masa urgjente

Në konferencën e përjavshme për media, Kreu i Shtetit, Ilir Meta theksoi se duhen marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën e koronavirusit

“Jam shumë i shqetësuar për numrin në rritje të numrit të të prekurve, por edhe viktimave, nga koronavirusi. Duhen marrë masa të menjëhershme për frenimin e përhapjes së virusit. Është tepër e domosdoshme që qytetarët të testohen, që të dinë të vërtetën për shëndetin e tyre, por edhe që të mbrojnë të tjerët. Shëndeti i tyre nuk duhet të bëhet objekt improvizimesh. Duhet garantuar shtrati spitalor për ata qytetarë që kanë nevojë, kur sëmundja ka përparuar dhe rreziku i humbjes së jetës është i lartë. Duhet siguruar shërbimi në rajone. Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave, për ata që trajtohen në banesat”, tha Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH