Policia e Kosovës ka ndaluar Danilo Vuçiç, djalin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se pasi policia ka ndaluar të riun i ka hequr dhe bluzën, e cila ngjalli diskutime ditën e sotme në media.
Danilo Vuçiç ka marrë pjesë sot në festën e Vidovanit në Graçanicë, për të takuar serbët e pranishëm.
Ai kishte me vete një bluzë me shkrime nacionaliste ku shkruhej “Dorëzimi nuk është një mundësi”.
Bluza sipas mediave kosovare i është hequr në momentin që ai po kthehej në Serbi.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është deklaruar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, Danilo, në Trudë për shkak të bluzës me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion” që pati në festën e Vidovdanit.
“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiç, sipas Danas.