A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz nuk i ndalin dot shpenzimet? Ndërsa disa përpiqen të kursejnë, ka nga ata që nuk i rezistojnë dot dëshirës për të blerë dhe për të shpenzuar. Disa shenja të horoskopit kanë më shumë prirje për këtë sjellje. Ja disa prej tyre:
Luani: I do gjërat e shtrenjta
Luani pëlqen jetën luksoze. I tërheqin rrobat e bukura, gjërat me emër dhe gjithçka që duket e shtrenjtë. Edhe kur nuk ka shumë para, ai prapë do të mundohet të jetojë si “mbret”. Shpesh shpenzon për të bërë përshtypje te të tjerët ose për t’i kënaqur ata. Kjo e fut në vështirësi, sepse harxhon më shumë se ç’mund të përballojë.
Peshorja: E do të bukurën, por harxhon shumë
Peshorja është shenjë që kërkon ekuilibër, por kur bëhet fjalë për para, shpesh e humb kontrollin. I pëlqen gjithçka që është e bukur, që nga dekori i shtëpisë e deri te festat me miqtë. Nuk mendon shumë për buxhetin, ndaj ndodh që të harxhojë më shumë se ç’duhet. Edhe pse përpiqet të jetë e kujdesshme, dëshira për bukuri e shtyn të shpenzojë pa menduar.
Shigjetari: Harxhon për aventura
Shigjetari do të udhëtojë, të zbulojë vende të reja dhe të provojë gjëra të ndryshme. Për të, përvoja është më e rëndësishme se paratë. Ai është spontan dhe nuk mendon shumë për nesër. Harxhon për bileta avioni, pushime dhe aktivitete që i japin emocion. Por jo gjithmonë ka mjaftueshëm para për këto gjëra, ndaj shpesh mbetet pa lekë.