Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË në Unazën e Madhe, humb jetën 26-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT I RËNDË në  Unazën e Madhe, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën Lindore të Tiranës, në segmentin rrugor që të çon në drejtim të Paskuqanit.

Policia njofton se rreth orës 12:00, shtetasi Lorenc Kaci 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH