Aktualitet

Kamioni përplas burrin në Elbasan, në gjendje të RËNDË në spital

Shkruar nga Liberale

Kamioni përplas burrin në Elbasan, në  gjendje të

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Cërrikut” në Elbasan, ku një person i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe një autoambulancë, e cila transportoi të lënduarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore urgjente.

Aktualisht gjendja shëndetësore e të moshuarit është e paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH