Aktualitet

Policia zbardh ngjarjen në Tiranë/ Arrestohet pasagjeri, shoferi ne arrati

Shkruar nga Liberale.al

Policia zbardh ngjarjen në Tiranë/ Arrestohet pasagjeri, shoferi ne

Një grup personash nuk iu bindën urdhrit të policisë për t’u ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, përplasën tre makina. Ata braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një pistoletë, e cila u sekuestrua nga policia.

Forcat e posaçme “Shqiponja” ndjekën personat dhe kapën pasagjerin e automjetit, Skerdi Sina, 29 vjeç. Gjatë kontrollit, atij i gjetën një krehër dhe fishekë.

Drejtuesi i makinës u identifikua, por është ende në arrati. Policia po punon për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Grupi hetimor po vazhdon punën për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH