Aktualitet

Vatër e re zjarri në Lezhë

Shkruar nga Liberale.al

Vatër e re zjarri në Lezhë

Një vatër zjarri është raportuar sot në zonën e fshatit Tresh, në Njësinë Administrative Zejmen, Lezhë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Pas marrjes së sinjalizimit, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikëses së Bashkisë Lezhë kanë reaguar menjëherë, duke dërguar në vendngjarje një mjet zjarrfikës me personel të specializuar.

Megjithatë, terreni i vështirë dhe i pakalueshëm për mjete zjarrfikëse e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete të mëdha. Për këtë arsye, ekipi operativ po punon me mjete personale dhe manuale, për të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet ndodhen në terren dhe situata po monitorohet nga afër, ndërsa publiku do të informohet në vijim për zhvillimet më të fundit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH