Aktualitet

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen, policia arreston 24-vjeçarin

Shkruar nga Liberale

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen, policia arreston 24-vjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi të huaj ka ndodhur dje në aksin rrugor pranë fshatit Kryezi. Si pasojë e përplasjes midis një automjeti dhe një motomjeti, ka humbur jetën një turist sllovak, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës.

Policia njofton se është arrestuar drejtuesi i automjetit, shtetasi 24 vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi,  informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH