Seanca e sotme plenare nisi me tensione, pasi deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë.
Deputetja e PD mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.
Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.
Spiropali: Mos abuzo me procedurën...!