Ish-shefi i Komisariarit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Ditën e sotme GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Zeka akuzohet për korrupsion, në lidhje me procedurat për një aksident në Tiranë, ndërsa hetimet u ndërmorën nga SPAK.
Kujtojmë se Roven Zeka u arrestua më 19 Prill 2025 me urdhër të SPAK së bashku me 2 ish-zyrtarë të tjerë policie dhe akuzohet për korrupsion, në lidhje me procedurat për një aksident në Tiranë, ndërsa hetimet u ndërmorën nga SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Roven Zeka dhe dy ish-zyrtarët Edison Tabaku (oficer i policisë gjyqësore) dhe Sokol Novaku (shef i sektorit të aksidenteve), dyshohet se kanë marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.