Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama për spastrime dhe rifreskime të drejtorëve në bashki, duket se ka vënë lëvizje Bashkinë e Elbasanit.
Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve të larta, si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.
Dorëheqjet masive vijnë, sipas Ramës, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Kryeministri është shprehur më herët për nevojën e një “rilindjeje institucionale” në disa bashki, përfshirë Elbasanin, ku janë evidentuar problematika në funksionimin administrativ dhe në zbatimin e reformave. Dorëheqjet masive pritet t’i hapin rrugë emërimeve të reja.