Aktualitet

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, sa dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë?

Shkruar nga Liberale

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, sa

12 gushti i këtij viti shënon 25-vjetorin e shpalljes së kësaj date nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Rinisë, me synim ndërgjegjësimin mbi rolin që të rinjtë luajnë në formësimin e së ardhmes.

Por si e përjetojnë vetë të rinjtë këtë mesazh? Klajdi Kraja, anëtar i Këshillit Rinor Vendor në Bashkinë Shkodër, thekson se kjo ditë nuk i drejtohet vetëm të rinjve.

Mendoj se mesazhi i kësaj dite i drejtohet të dyja palëve, si rinisë, edhe shoqërisë. Rinisë, që të angazhohet më shumë, dhe shoqërisë, që t’ia dëgjojë më shumë fjalën rinisë,” thotë Klajdi Kraja, anëtar i Këshillit Rinor Vendor, Shkodër.

Organizimet dhe veprimtaritë që kanë në qendër të rinjtë, siç është edhe festivali “Youth Wave”, që zhvillohet sonte në Shirokë, janë në fokusin e Këshillit Rinor në Shkodër.

Në Shkodër ka pasur goxha përmirësime. Kjo shprehet edhe me krijimin e Këshillit Vendor Rinor, i cili është një organ këshillimor, por gjithashtu edhe nga aktivitete të shumta në qytet,” thekson z. Kraja.

Një nga hapësirat kryesore të aktiviteteve për rininë është Qendra Rinore “Atelie” e Bashkisë Shkodër, e cila vitet e fundit ka zgjeruar gamën e veprimtarive, siç ishte edhe shkolla verore, që këtë vit mblodhi dhjetëra të rinj nga qyteti dhe zonat përreth.

Edhe pse është verë, është ideja që kjo qendër është e hapur gjithë kohën. Rinia duhet të kalojë një kohë tjetër cilësore, për të qenë bashkë, për të ndërvepruar njëri me tjetrin, për të marrë pjesë të edukimit të përditshëm, ‘life skills’, që i ndihmojnë në jetën e përditshme. Ne jemi këtu për t’ua ofruar këto mundësi,” shprehet Arlinda Kruja, drejtuese e Shërbimit Social në Bashkinë Shkodër.

Ndërkohë sipas të rinjve, përdorimi i teknikave dhe formave bashkëkohore të angazhimit është një domosdoshmëri për të rritur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e tyre.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH