Aktualitet

Agron Shehaj: Do flas vetëm pasi të numërohet edhe kutia e fundit

Shkruar nga Liberale.al

Agron Shehaj: Do flas vetëm pasi të numërohet edhe kutia e fundit

Ndërsa po përfundon numërimi i kutive nga Diaspora, kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha në një deklaratë për mediat se do të flasë vetëm kur të mbyllet plotësisht procesi i numërimit.

Ai theksoi se nuk do të bashkohej me parti të tjera vetëm për të marrë më shumë vota, pasi sipas tij, kanë programe të ndryshme.

“Rezultati është i vështirë të ndryshojë,” – u shpreh Shehaj. Ai shtoi se sistemi zgjedhor e bën shumë të vështirë për partitë e vogla që të dalin me rezultat të mirë.

Shehaj ngriti dyshime për mënyrën si po zhvillohet procesi, sidomos për votat që vijnë nga Greqia. Ai tha se nëse gjendet një kuti me 99% vota për PS, atëherë ka një problem serioz dhe duhet rishikuar i gjithë procesi.

Në fund, Shehaj tha se është përqendruar te partia e tij “Mundësia” dhe ka kërkuar votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament, duke kritikuar qeverinë që sipas tij ka 12 apo 25 vjet që përfiton nga sistemi.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH