Politikë

U la në qeli nga GJKKO, Meta PARALAJMËRON konferencë për mediat direkt nga burgu: Prisni nesër…

Shkruar nga Liberale

U la në qeli nga GJKKO, Meta PARALAJMËRON konferencë për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi u la në qeli nga GJKKO, duke mos i kursyer akuzat.

Meta e quan drejtësi me regji, ndërsa shkruan se akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”. Ndër të tjera, Meta paralajmëron se ditën e nesërme do të zhvillojë një konferencë për mediat direkt nga qelia e burgut, ku po qëndron prej 21 tetorit të vitit 2024.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e ‘Rilindjes’. Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik. Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentet e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë  pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH