Aktualitet

“Metamorfoza”/ SPAK shpall pretencën për 7 të pandehurit: 14 vite për Pëllumb Gjokën e 15 vite për Behar Bajrin

Shkruar nga Liberale

“Metamorfoza”/ SPAK shpall pretencën për 7 të

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka paraqitur pretencën për shtatë të pandehurit në dosjen e njohur si “Metamorfoza 2”, ku kërkon dënime me burg nga 6 deri në 15 vite për secilin prej tyre.

Bëhet e ditur se dënimin më të lartë SPAK e kërkon për Behar Bajrin, me 15 vite burg, ndërsa biznesmenit Pëllumb Gjoka i kërkohen 14 vite burg. Për ish-shefin e Operaciones në Tiranë, Oltion Bistri, kërkohet dënim prej 9 vjetësh dhe konfiskimi i pasurive me vlerë 1.3 milionë euro.

Dënimet e tjera që kërkohen janë:

Edmond Preka – 11 vite burg
Astmer Bilali – 10 vite burg
Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Xhevahir Lita – 6 vite burg
Të pandehurit akuzohen për organizimin e një plani për vrasjen e Kleant Musabelliut, Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit.

Gjykata do të vendosë në ditët në vijim për fatin e tyre, duke marrë parasysh edhe mundësinë e uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH