Aktualitet

Sot seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet?

Shkruar nga Liberale

Sot seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet?

Këtë të enjte në orën 10:00, do të nisë seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës, pritet të diskutohen një sërë projektligjesh, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë KQZ, etj.

Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

–Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

–Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

–Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.

–Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.

–Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin”, i ndryshuar.

–Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt”.

–Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

–Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.

–Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

-Projektligji”Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

–Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Javën e kaluar, nuk munguan përplasjes opozitë-mazhorancë, kryesisht për shtyrjen e seancës së 12 qershorit.

Më 5 qershor pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku në fokus ishte rezultati zgjedhor i 11 majit.

Partia Demokratike nuk e pranon procesin zgjedhor dhe e cilëson farsë. Nga ana tjetër, mazhoranca ka akuzuar se “nuk bëhet opozitë dyerve të Brukselit”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH