Analizë

ANALIZË nga Besian ZOGAJ: Para se të fillojë numërimi i kutive!

Shkruar nga Liberale

ANALIZË nga Besian ZOGAJ: Para se të fillojë numërimi i

Besian ZOGAJ

Partia Demokratike do t’i humbë këto zgjedhje!
Këtë e ka ndjerë çdo demokrat pas publikimit të listave të mbyllura “mizerabël” veçanërisht të Tiranës, sikur të mos të mjaftonin hallet e tjera, duke filluar nga fragmentarizimi i votës opozitare, fragmentarizimi i së djathtës, kodi zgjedhor etj! Të gjitha probleme të mëdha të Strategjisë Elektorale!

Të gjithë kafshuan gjuhën pas publikimit të listave “horror” siç i përshkroi një koleg i imi demokrat, në emër të garës, në emër të qëllimit për rotacion që gjithsesi do të ishte një zgjedhje më e mirë se vijimësia e kësaj qeverisje!

Në listën e mbyllur gjen gjithçka që nuk duhet të ishte! Deputet që kanë humbur edhe në 2005 kur fituan të gjithë, njerëz që nuk kanë fituar asnjë garë në jetën e tyre! Njerëz që nuk gëzojnë asnjë lloj pozicioni në shoqëri! Ndoshta janë njerëz të mirë, por politikan jo! Ata janë të padenjë për të qenë në krye të Partisë Demokratike!

Ndoshta shoqeria mund të pranonte edhe rrangallët e PD-së pas 12 vitesh, por Partia Demokratike nuk ja dha as këtë mundësi! Si të mos mjaftonin edhe këto, ajo përfshiu në listën e Tiranës, aleatët dhe ish Presidentin Ilir Meta në burg për korrupsion!

Për këdo që mendon me “mendt e veta” e di që Erisa Xhixho, Mesila Doda, Tedi Blushi, Fatmir Mediu etj, edhe sikur t'i shumëzosh herë 5s nuk do të arrinin të merrni një mandat! Në emër të tyre u hodh në erë i gjithë procesi i primareve! Hysen Kadiu, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku etj etj, e shumë demokrat të rinj e të respkektuar në shoqëri mbetën jashtë!

Megjithatë të gjithë heshtën, për t’i dhënë një mundësi të re vendit, pasi Partia Demokratike vijon të mbetet institucioni i rotacionit ne vend!
Të gjithë e dinin fundin e pritshëm brenda vetes!
Unë prej 3-4 ditësh i di dhe me sondazh të kryer vërtet në terren!

Nuk do ta bëja këtë reagim nëse s'do dëgjoja thirrjen e Jozefina Topallit për të marrë pjesë në votime sot! Ngjante një shpërfaqje e njeriut!

Më kaloi para syve 3 Korriku 2005 kur unë isha student në Romë dhe dëgjoja lajmet bashkë me studentë të tjerë në kanalin satelitor Alsat!
Nuk e harroj kurrë thirrjen e saj në orën 17:00 në selinë e PD-së! Ngjante si një shpëtimtare! Thirrja e saj ishte aq rrëzëllitëse sa disa nga studentë filluan të qanin! PD i fitoi thellë ato zgjedhje jo të lira dhe të ndershme!

Partia Demokratike nuk ka qenë kurrë një forcë apo parti mirëfilli politike! Të ishte e tillë, me çfarë i është bërë, me çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit drejtuesit e saj, me aq shumë sa e kanë shqyer gjatë viteve, do të ishte shkërmoqur me kohë!

Ajo është institucioni i shpresës dhe ndryshimit për shqiptarët! Jo më kot lufta për të ishte aq e ashpër! Jo më kot, pavarësisht shëmtisë të këtyre viteve, sërish sytë e shqiptarëve ishin tek ajo!

Dhe shqiptarët janë më shumë se demokratët dhe demokratët janë më shumë se anëtarësia e Partisë Demokratike! PD ka fituar sa herë është bërë zëri i shqiptarëve! Kjo nuk duhet harruar asnjëherë!

Fytyra e PD-së sot, është fytyra e humbjeve të Partisë Demokratike që kur ajo ka lindur! Ajo nuk do të fitojë kurrë me këtë fytyrë pasi nuk i bashkon shqiptarët rreth saj! Kjo është e vërteta!

Partia Demokratike nuk do vdesë pasi siç thashë më lart, nuk është forcë politike mirëfilli! Mirëpo Shqipëria meriton rotacionin, si jeta për ujin! Demokratët që kanë pak dinjitet duhet të kërkojnë përgjegjësi! Drejtuesit humbës duhet të hapin rrugën dhe kjo është përgjegjësi e Sali Berishës!

Shoqëria lëviz gjithmonë! Pavarësisht këtij imazhi dhe humbjes së pritshme, edhe PD ka lëvizuar!
Andia Ulliri, Andi Mustafaj, Aulon Kalaja, Grigels Muçollari, Ilda Zhulali etj, bashkë me të tjerë si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Fisnik Qosja, e shumë të rinj të tjerë i shpëtuan fytyrën! Ervin Salianji dhe shumë të tjerë janë gjithashtu një shpresë e madhe për një fillim të ri fitues për PD-në! Të gjithë këta duhet të kërkojnë llogari! Sali Berisha dhe të tijtë duhet të ofrojnë një zgjidhje!

Ka shumë për të thënë e për të analizuar por po e mbyll sonte! Shqipëria meriton rotacionin! Koha për të dhënë llogari dhe zgjidhje!

Më poshtë gjeni projeksionet:

PS:                75-78
PD:                55-59
Mundësia:          2
Shqipëria Bëhet: 1
KEA:                  1
PSD:                 1-3
Levizja Bashkë:  0-1

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH