Aktualitet

E TRISHTË/ Familja e kërkonte prej 3 ditësh, korçari gjendet i pajetë në një gropë

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Familja e kërkonte prej 3 ditësh, korçari

Një 71 vjeçar nga fshati Kamenicë i komunës Mollaj në Korçë, është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në një gropë me baltë.

Luan Gurishta kërkohej prej tre ditësh nga familjarët, të cilët kishin kërkuar dhe ndihmën e mediave për gjetjen e tij. 

Ndërkaq, Policia që ishte njoftuar për largimin pa adresë të 71 vjeçarit, por mësohet se për shkak të angazhimit për zgjedhjet parlamentare vetëm dje ka nisur kërkimet në zonën e Kamenicës.

71-vjeçari Gurishta është gjetur i zhytur në një gropë me baltë pa shenja jete, pranë një fidanishteje ku dikur kishte shërbyer si roje. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH