Showbiz

"BBV më ndryshoi jetën", rrëfehet Rozana Radi: Tani jam një tjetër GRUA!

Shkruar nga Liberale
"BBV më ndryshoi jetën", rrëfehet Rozana Radi: Tani jam

Rozana Radi ka reflektuar për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania, duke treguar se ky eksperiencë e ka transformuar plotësisht.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja tha se pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ndjen se është një version i ri i vetes.

“Jam një Rozanë tjetër tani. Bigu më ka ndihmuar të rritem si njeri dhe të shoh jetën ndryshe. Jeta ime ka ndryshuar 100% për mirë,” u shpreh ajo.

Ajo ndau edhe një moment të veçantë që e preku emocionalisht: një postim nga Rezarta Shkurta që e mbështeste në një moment të vështirë brenda shtëpisë. “E vlerësova shumë. Më preku, sepse kemi kaluar një histori të gjatë dhe ndryshe nga më parë, sot dimë të falim e të kuptojmë më shumë njëra-tjetrën,” tha Rozana.

Sa i përket reagimeve nga partneri i saj, ajo rrëfeu si kritikat, ashtu edhe komplimentet. “Më tha që nuk duhet t’i kisha falur disa njerëz, por gjithashtu më tha:

Ti për mua je më e mira’.” Ai kishte ndjekur veçanërisht momentet me Gertën, me të cilën Rozana kishte pasur përplasje, por edhe një përpjekje për pajtim përmes një ftese për të kënduar së bashku.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH