Showbiz

Panik në mes të koncertit! Këngëtares i ndodh e papritura teksa performonte, çfarë ndodhi

Shkruar nga Liberale

Panik në mes të koncertit! Këngëtares i ndodh e papritura

Një incident i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur makina kabriolet me të cilën ajo performonte pezull mbi publik, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme.

Këngëtarja ndërpreu performancën dhe kërkoi ndihmën e stafit duke thirrur “Ndaloni!”, ndërsa publiku reagoi me shqetësim e më pas duartrokitje. Fatmirësisht, pajisja u ul në mënyrë të sigurt dhe askush nuk u lëndua.

Beyoncé u largua për pak çaste, por u rikthye në skenë, e qetë dhe falënderuese: “Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni.”

Ekipi i saj konfirmoi se shkak ishte një defekt teknik. Pavarësisht gjithçkaje, shfaqja vazhdoi pa ndërprerje.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH