Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë.
Në llogarinë e saj në “Instagram” gazetarja ka publikuar disa foto të së voglës të saj, e cila ka shkuar në mbrëmjen e Maturës. Sako shfaqet përkrah së bijës. Të dyja të veshura me nuanca rozë dhe të kuruara deri në detaj, duke reflektuar një lidhje të thellë nënë-bijë.
Vajza e saj, e veshur me një fustan elegant të zbukuruar me elementë floriri dhe një lule simbolike në kraharor, duket se rrezatoi plot hijeshi në mbrëmjen e maturës.
“Lulja ime e vogël që u bë e madhe”, shkruan Hygerta krah fotove të së bijës e cila në këtë natë të rëndësishme kishte vendosur që të vishte një fustan ngjyrë rozë.