Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani.
Lajmi për ndarjen nga jeta është bërë i ditur nga i biri i regjisorit të ndjerë, Eno Malkani.
Përmes një postimi në Fasebook ai shkruan “Iku babai, shoku dhe kolegu im.”
Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.
Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Zonja nga qyteti” (1976), “Ballë për ballë” (1979), “Militanti” (1984) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990). Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent.
Disa foto të rralla të regjizorit të famshëm Piro Milkani: nga jeta studentore në Çekoslovaki në vitet ’50-të kur ai stërvitej me trupat e Traktatit të Varshavës, puna vullnetare duke korrur jonxhë me kosë, në sheshet e xhirimit për punën e diplomës, te ato familjare me bashkëshorten dhe fëmijët, si dhe në sheshet e xhirimit të filmave me kolegët e Kinostudios.
Për kontributin e tij të shquar, në vitin 1987 u nderua me titullin “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1997 mori “Çmimin e Veçantë” për krijimtarinë e tij në Euro-Festivalin e Saint-Étienne në Francë.
Një moment i veçantë në jetën e tij ndodhi në vitin 2024, kur pas 63 vitesh, ai mori diplomën zyrtare nga Fakulteti i Filmit në Pragë, gjatë një ceremonie të mbushur me emocione.
Piro Milkani do të kujtohet si një prej themeluesve dhe përfaqësuesve më të denjë të artit filmik shqiptar, një krijues që i dha shpirt dhe identitet kinemasë shqiptare ndër dekada.