Aktualitet

DEL FOTO/ Ende asnjë gjurmë nga Eraldo Muçi, MIK i besuar i Aleksandër Sadikajt, ja lëvizjet e tij të fundit para se të zhdukej

Shkruar nga Liberale

DEL FOTO/ Ende asnjë gjurmë nga Eraldo Muçi, MIK i besuar

Shtetasi Eraldo Muçi rezulton i zhdukur prej më shumë se dy javësh. Ai ka qenë një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i ekzekutuar me bombë me telekomandë më 11 qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG.

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala, e cila ka marrë kontakt me familjen shprehet se prindërit e 30-vjecarit kanë bërë kallëzim në Polici dhe apelojnë që strukturat të hetojnë për të zbardhur të vërtetën për zhdukjen e djalit të tyre të vetëm.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore bëjnë me dije se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

DEL FOTO/ Ende asnjë gjurmë nga Eraldo Muçi, MIK i besuar

Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

Dyshohet për një përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi që ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH