Aktualitet

U kap në Francë/ Ekstradohet Paul Deda, ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit që tentoi të çonte në Itali mbi 1 ton drogë

Shkruar nga Liberale

U kap në Francë/ Ekstradohet Paul Deda, ish-shoqëruesi i Saimir

Paul Deda, i shumëkërkuari i Prokurorisë së Posaçme është ekstraduar drejt vendin tonë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

50-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë në Francë pasi akuzohet se është pjesëtar i një organizate kriminale dhe akuzohet nga SPAK për trafikim e mbi 1 ton Cannabis në Bari është sjellë në Shqipëri.

Operacioni “The Wanted” u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe homologëve europianë. Paul Deda iu dorëzua autoriteteve shqiptare dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë dje:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç.

GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH