Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Fier, REAGON institucioni Avokati i Popullit: Duhet jo vetëm dënimi i autorëve por edhe...

Shkruar nga Liberale

Ngjarja e rëndë në Fier, REAGON institucioni Avokati i Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar me shqetësim lidhur me rastin e abuzimit seksual ndaj vajzës së mitur në Fier. Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për të verifikuar veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe për të identifikuar çdo mangësi në mbrojtjen e fëmijëve.

Ai apelon për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të viktimës, duke theksuar se ekspozimi i detajeve të ngjarjes mund të shkaktojë dëme të mëtejshme. Institucioni do të ndjekë me vëmendje ecurinë e hetimeve dhe do të bashkëpunojë me autoritetet për masat e nevojshme.

Postimi:

Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.

Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, por edhe një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht të atyre që ndodhen në situata të vështira sociale apo familjare.

Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje. Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike.

Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë. Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH