Aktualitet

Si po e ndryshon tregun e punës inteligjenca artificiale?

Shkruar nga Liberale

Si po e ndryshon tregun e punës inteligjenca artificiale?


Pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Por, shumë detyra në këtë sektor tashmë mund të kryhen nga inteligjenca artificiale (IA). Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëron se asnjë profesion nuk është plotësisht i sigurt, por ekspertët e fushës e shohin atë më shumë si ndihmë sesa rrezik.

Që më shumë se një dekadë, Lend Kelmendi ka hyrë në botën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Nga koha kur ai kishte filluar karrierën e deri tani që mban pozitën e drejtorit të inxhinierisë në kompaninë Kutia, shumëçka ka ndryshuar.

“Ka qenë njëri prej versioneve të ChatGPT-së, që, kur ka dalë, ke mundur të thuash se të ka ndihmuar në punë”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Programet e para të inteligjencës artificiale nuk ishin të përsosura, thotë Kelmendi. Por, me kalimin e kohës, ato janë bërë pjesë gjithnjë e më e rëndësishmë e punës së tij dhe kolegëve të tij.

Për Albi Hotin, programer, inteligjenca artificiale (IA) ka qenë pjesë e punës së tij që nga fillimi i karrierës, rreth dy vjet e gjysmë më parë.

“Ne e dimë që IA-ja mëson, mëson edhe nga ne. Sa më shumë që e përdorim, aq më shumë mëson ajo edhe prej përdoruesve të vet. Kështu që është ndihmë e madhe”, thotë Hoti.

Për çka e përdorin ata? Për të zgjidhur probleme të ndryshme në punën e tyre, për të kryer detyrat që s’kërkojnë shumë kreativitet…Por, një raport i publikuar këtë javë nga Organizata Botërore e Punës (ILO) paralajmëron se gjithnjë e më shumë detyra të këtij sektori – dhe jo vetëm – mund të kryhen nga inteligjenca artificiale.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH