Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Prokuroria kërkon dënimin e dy kushërinjve, njëri i mitur (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Prokuroria kërkon dënimin e

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur më shumë se një vit më parë.

Të arrestuarit e këtij rasti të rëndë janë Florjan Muka, 19 vjeç dhe kushëriri i tij, K. Muka, 17 vjeç.

Prokuroria thotë se nga hetimet e kryer rezultoi se ditën e ngjarjes fatale në Fier, viktima dhe autorët janë takuar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale.

Dy autorët kanë pasur armë të ftohta me vete dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur Bihucin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria kërkon deklarimin fajtor të Florjan Mukës dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Sa i përket kushëririt të tij, për shkak të moshës së mitur, kërkon 12 vjet e 6 muaj burgim.

Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar që tentoi për të ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit asokohe

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH