Aktualitet

Mori makinë me qira dhe e shiti, arrestohet 40-vjeçari i dënuar

Shkruar nga Liberale
Mori makinë me qira dhe e shiti, arrestohet 40-vjeçari i dënuar

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “mashtrimi”.

40-vjeçari me iniciale M.Z akuzohet se ka shitur automjetet që mori me qira në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato. Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.

“Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH