Aktualitet

Rrezikohet Kosova, por përfiton Shqipëria! Alfred Cako plas “bombën”: Së shpejti nis Lufta e tretë Botërore…

Shkruar nga Liberale

Rrezikohet Kosova, por përfiton Shqipëria! Alfred Cako plas

Alfred Cako, një nga figurat më të njohura për parashikimet dhe teoritë e tij konspirative, ka dalë me qëndrime të forta për të ardhmen e Shqipërisë dhe botës. Sipas tij, Lufta e Tretë Botërore është në prag. Ai sheh Kosovën të rrezikuar, ndërsa sheh vitin 2027 si vit i mundshëm për shpërthimin e luftës së III Botërore.

Ai pretendon se Shqipëria mund të shpëtojë dhe të kthehet në një vend të qetë ku do të strehohen të pasurit nga vende të tjera të Evropës. Cako thotë se për momentin vëmendja e botës nuk është te Shqipëria, sepse të gjitha shtetet e mëdha po përgatiten për luftë. Për këtë arsye, ai beson se Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë, sepse askush nuk do të merret me të. Por nëse lufta nuk shpërthen dhe Evropa futet në paqe, sipas Cakos, atëherë fati i Ramës do të ndryshojë. Por nëse nis lufta, sipas tij, Shqipëria do të kthehet në një vend paqeje, si Zvicra gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Po që se Evropa nuk do të ketë paqe, do të bjerë në luftë, atëherë gjërat edhe këtu në Shqipëri mendoj që do të fillojnë të ndryshojnë. Mendoj që Shqipëria mund të jetë një oazë paqeje, Tirana, sepse shikoj gjithë këto ndërtimet pafund që janë bërë”.

“Shqiptarët po ikin, ndërtimet po shtohen, dhe mendoj që Shqipërinë mund ta kenë lënë në projekte në një zonë jashtë lufte dhe jashtë goditjes, dhe mund të jetë siç ka qenë Zvicra në Luftën e Dytë Botërore, një vend që nuk goditej dhe nuk sulmohej dhe u mblodhën gjithë pasanikët e Evropës”.

“Mendoj që në Shqipëri mund të mblidhen pasanikët e të gjitha këtyre vendeve që do të hyjnë në konflikt, sidomos të Evropës Veriore dhe Qendrore: Poloni, Çeki, Sllovaki, ndoshta dhe Rumani nga pjesa e Detit të Zi, sepse në qoftë se hapet lufta dhe nga Rumania dhe Bullgaria, do të sulmojnë trupat e NATO-s kundër Rusisë, atëherë mendoj që Rusia do t’i godasë brigjet e Detit të Zi. Aty ku janë këto Konstanca e këto qytetet porte që ka Bullgaria dhe Rumania, atij portit bullgar pranë Odesës”.

“Dhe atje afër Detit të Zi do të zhvendosen dhe mund të vijnë në Tiranë, Durrës, Vlorë. Mendoj që Shqipëria do të ketë një lloj prosperiteti në qoftë se do të ndodhë ky skenar, për shkak të parave që këta do të sjellin me vete dhe shpenzimeve që do të bëjnë në Shqipëri, por mendoj që çmimet do të rriten shumë për shkak të ardhjes së këtyre dhe do të ulet niveli i jetesës të njerëzve të thjeshtë”.

“Unë nuk them që do të ndodhin kështu, kupton, këto janë skenarë, janë një analizë me mendjen time. Pse? Përse ndërtohen gjithë këto pallate pafund? E di sa ka apo jo? Ka, ka 60-70.000 hyrje të pashitura. Kush do të vijë në këto 60-70.000? Të tjera po ndërtohen, kulla pafund që do të fillojnë, do të ndërtohen për një vit, për dy vjet. Ato janë sipërfaqe pafund që do të ndërtohen me nga 100 kate mbrapa pallatit të Kulturës”, u shpreh Cako.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH