Aktualitet

U vodhën miliona euro europianëve përmes Call Center-ave/ Dënohen me burg Jusel Mici e Mendim Domi, konfiksohen pasuri e llogari bankare

Shkruar nga Liberale

U vodhën miliona euro europianëve përmes Call Center-ave/

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 vjet burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domi, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë edhe këta dy persona akuzohen se kanë përmes mashtrimeve i kanë vjedhur miliona euro evropianëve.

Të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurash.

Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes me 1/3, Mici do të vuajë 8 vjet burgim, ndërsa Domi 7 vjet e 4 muaj. Të dy do ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Konfiskimi i pasurive

Po ashtu gjykata vendosi konfiskimin e një sërë pasurish në emër të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, duke përfshirë:

Apartamente dhe prona të paluajtshme me sipërfaqe të konsiderueshme në zona të ndryshme të vendit.

Një llogari bankare me mbi 195 mijë euro dhe disa llogari të tjera me shuma në lekë.

Pasuri në emër të subjektit “Telex” sh.p.k, e sekuestruar gjatë hetimeve.

Pronësitë e bashkëpronarëve të tjerë të ligjshëm janë përjashtuar nga konfiskimi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH