Aktualitet

Vlora nderon tre figura të shquara me titullin “Qytetar Nderi”, mes tyre Mira Murati

Shkruar nga Liberale.al

Vlora nderon tre figura të shquara me titullin “Qytetar Nderi”,

Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorës ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete të shquara me origjinë nga ky qytet.

Mes tyre është Mira Murati, inxhinierja shqiptare që ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e inteligjencës artificiale ChatGPT, duke sjellë vëmendje dhe krenari për Shqipërinë në mbarë botën.

Titulli është propozuar edhe për Dr. Andi Hoxhajn, profesor shqiptar i cili është nderuar me titullin “Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE)” për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, nderimi i tretë i propozuar shkon për tenorin e njohur Josif Gjipali, i cili ka përfaqësuar denjësisht artin shqiptar në skena të njohura të Evropës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH