Aktualitet

"I pastër si akullore", Apeli merr vendimin për Vangjush Dakon

Shkruar nga Liberale

"I pastër si akullore", Apeli merr vendimin për Vangjush

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë shqyrtimin gjyqësor për Vangjush Dakon, duke caktuar si datë të re 1 Korrikun, ora 10:30.

Ky vendim erdhi si pasojë e mungesës së një prej të pandehurve, Adrian Bulku, i cili kishte njoftuar paraprakisht gjykatën për pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm në seancën e sotme, duke kërkuar që të caktohej një ditë tjetër për zhvillimin e saj, me qëllimin që të marrë pjesë personalisht.

Kjo çështje ndodhet në fazën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi Vangjush Dakon me 2 vite e 8 muaj burgim për shpërdorim të detyrës në dy episode të veçanta.

Së bashku me Dakon, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burg për falsifikim dokumentesh edhe ish-topografi Fatmir Ejupi, ndërtuesi Fiqiri Farruku si dhe Adrian Bulku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH