Aktualitet

Plagosja e turistit gjerman në Gjipe, drejtuesi i gomones me masë “detyrim paraqitjeje”

Shkruar nga Liberale.al

Plagosja e turistit gjerman në Gjipe, drejtuesi i gomones me masë

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones që plagosi një turist gjerman në zonën bregdetare të Gjipesë.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, kur gomonia drejtuar nga Velaj goditi aksidentalisht turistin, duke i shkaktuar lëndime. Turisti u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa më të rrepta për sigurinë në zonat detare, veçanërisht në ato të frekuentuara nga pushuesit dhe turistët.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH