Aktualitet

E rëndë/ Familjarët gjejnë të vdekur 59-vjeçarin në Korçë, dyshohet se…

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Familjarët gjejnë të vdekur 59-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë u zbulua nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupi i tij është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH