Aktualitet

Kthehen në atdhe 3 prej shqiptarëve që mbetën në Izrael kur nisën sulmet, njëri qëndron në Greqi

Shkruar nga Liberale

Kthehen në atdhe 3 prej shqiptarëve që mbetën në Izrael

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pesë shqiptarët që ndodheshin në Izrael,kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Athinë dhe ishin “shëndoshë e mirë”.

Siç bën me dije ministria, tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet sot në mbrëmje. Një person i pestë do të qëndrojë në shtetin fqinj, Greqi, pasi është rezident atje.

Kujtojmë se shqiptarët mbetën të bllokuar në Izrael pas nisjes së sulmeve me Iranin. Ata dërguan fillimisht në Egjipt dhe për evakuimin e tyre pati bashkëpunim me ambasadën greke dhe bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH