Aktualitet

Helmimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh, prokuroria nis hetimet

Shkruar nga Liberale
Helmimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh, prokuroria nis

Prokuroria ka nisur hetimet pas rastit në Gramsh ku disa fëmijë në kopshtin nr. 1 dyshohet se janë helmuar nga ushqimi me salmonelë.

Policia njoftoi të dielën se në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjashtë fëmijë. Analizave i janë nënshtruar të gjithë fëmijët dhe personeli i kopshtit.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kartelat klinike për gjashtë pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit”, njoftoi policia.

Autoritetet kanë bllokuar edhe produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti.

“Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, njoftoi policia.

Të miturit shfaqën temperaturë, të vjella dhe dhimbje koke.

Shenjat e para të helmimit u konstatuan në fillim të javës, duke pretenduar se ishte ndonjë situatë virale.Por, rezultati i analizave ka evidentuar se ata janë infektuar me salmonelë, e cila dyshohet se ka ardhur nga ushqimi i serviruar nga një kompani private përmes kateringut.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH