Identifikohet pushuesi që humbi jetën pasditen e djeshme në plazhin e Sektor Rinia në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se viktima është Shpëtim Alla, 41 vjeç, nga Durrësi.
Trupi i pajetë i tij u nxor nga deti nga vetë pushuesit që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shqetësim te pushuesit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.