Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka reaguar pas kërkesës për dorëheqje nga dosja “Partizani”, të gjyqtares Elsa Ulliri.
Përmes një njoftimi zyrtar, GJKKO thotë se çdo informazion zyrtar në lidhje me këtë kërkesë apo ndonjë vendimmarrje të mundshme të titullarit, do të jepet në seancën e radhës, e cila është caktuar për datën 21 korrik, ora 10:30.
“Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të radhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Gjyqtarja Ulliri paraqiti dorëheqjen nga ky proces me argumentin se është kushërirë me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri.