Aktualitet

"Në Itali linda, por në Shqipëri rilinda…", Rama ndan historinë e vajzës nga Italia: Këtu njerëzit të flasin edhe pa të njohur

Shkruar nga Liberale

"Në Itali linda, por në Shqipëri rilinda…", Rama

Një vajzë e re nga Italia, Ilaria, ka rrëfyer përvojën e saj të veçantë me Shqipërinë me vendin ku, siç thotë ajo vetë, “ka rilindur”.

Ndonëse ka lindur në Itali, ajo shprehet se dashuria për Shqipërinë nuk është një krahasim me vendin e saj të origjinës, por një ndjenjë që buron nga zemra.

Në një postim të shpërndarë sot nga kryeministri Edi Rama, Ilaria flet për thjeshtësinë, spontanitetin dhe ngrohtësinë që ka gjetur në Shqipëri.

 “Këtu njerëzit ndalojnë për një kafe, të flasin edhe pa të njohur. Familja është gjithmonë aty, edhe kur ndonjëherë ndërhyn shumë, por nuk mungon kurrë”, thotë ajo.

E megjithëse pranon se i mungon Italia, Ilaria zbulon se në Shqipëri gjeti një shtëpi që nuk e dinte se po e kërkonte. Një vend ku jeta ecën më ngadalë, më me shpirt.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH