Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Killeri portugez mbërrin në Gjykatë, shoqërohet nga efektivë të shumtë

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Killeri portugez mbërrin në

I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës. 

Në këtë seancë pritej të kishte dëshmitarë, por sipas burimeve ata nuk janë paraqitur në seancë.

Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë në Angli dyshohet se është ekzekutori i Ardian Nikulajat.

Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptar dhe katër anglezë, të cilët vëzhgonin lëvizjet e viktimës dhe ia kalonin informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH