Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani.
Në argumentet e saj, Elsa Ulliri thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.
Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Më 2 qershor përmes shortit u vendos që Elsa Ulliri të ishte gjyqtarja që do të kryesonte trupën gjykuese të cilët do të japin verdiktin lidhur me “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Kujtojmë se të pandehur në këtë proces janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.