Sport

Nuk dihet nëse Cristiano do të rinovojë në Arabi, Çfarë do të ndodhë me yllin e futbollit?

Shkruar nga Liberale

Nuk dihet nëse Cristiano do të rinovojë në Arabi,

Cristiano Ronaldo mund të jetë rekordmeni i golave në të gjithë historinë e futbollit botëror, por egoja e superyllit portugez është e tillë që nuk kënaqet as me kaq.

Pas dy sezonesh e gjysmë tek Al Nasr në Ligën Profesioniste saudite, CR7 nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe, nëse nuk llogarisim një kupë jozyrtare.

E përditshmja spanjolle “Marka” shkruan se Ronaldo ndoshta po mendon për një sfidë të re, pasi luajti vetëm një herë në tri ndeshjet e fundit në kampionat.

Besohet se ka pakënaqësi të ndërsjelltë mes palëve, ndërsa legjenda e Portugalisë mund të tentojë të bashkohet me një nga skuadrat që luajnë në Kupën e Botës për klubet.

Aty do të jetë edhe rivali i tij i madh, Mesi, që mund t’i thyejë rekordin e golave.

Ndërkaq, dëshpërimi i fundit këtë edicion për të ishte eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë nga japonezët e Kauasakit, edhe pse sauditët ishin favoritë.

Me Championsin aziatik të fituar nga Al Ahli e Arabisë Saudite, dhe me ligën të fituar nga Al Itihadi, Ronaldo mbeti me “gisht në gojë”, ashtu si edhe në Kupën e Mbretit ku u eliminuan që në raundin e parë ku morën pjesë.

Gjithsesi, Cristiano vazhdon me ritmin e jashtëzaonshëm të shënimit.

Ai arriti në 935 rrjeta në karrierë si futbollist profesionist dhe nuk do të jetë habit a vazhdojë sportin derisa të kapë nivelin mitik të 1000 rrjetave.

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH