Aktualitet

Berisha paralajmëroi PROTESTË në ditën e samitit, por a dha LEJE policia e Tiranës?

Shkruar nga Liberale

Berisha paralajmëroi PROTESTË në ditën e samitit, por a dha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dy ditë më parë se në kundërshtim të rezultatit të zgjedhjeve që i konsideroi më të grabiturat në historinë shqiptare, më datë 16 do të mbahej një protestë në orën 17:00 tek Bulevardi Zogu i Parë.

Ndërkohë, sot Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e PD për të zhvilluar protestë ditën e Samitit europian në Tiranë, më 16 Maj.

Për shkaqe sigurie, Policia e kryeqytetit nuk ka dhënë leje për zhvillimin e protestës.  Ky vendim është marrë për shkak se protesta e thirrur nga Berisha pas humbjes së zgjedhje parlamentare, është afër perimetrit të sigurisë së Samitit.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevard për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet”, deklaroi dje Berisha. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH