Aktualitet

Kush është Donjeta Bali, drejtoresha e re në QSUT

Shkruar nga Liberale.al

Kush është Donjeta Bali, drejtoresha e re në QSUT

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtoresha Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme. Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali, e cila do të prezantohet me stafin drejtues të QSUT ditën e nesërme.

Donjeta Bali ka mbi 21 vjet përvojë si mjeke pediatre onkohematologe në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike në QSUT, duke sjellë ekspertizë të thellë në këtë fushë të ndjeshme dhe të rëndësishme të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, Alma Cani do të rikthehet në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku do të ushtrojë detyrën e nëndrejtoreshës dhe shefes së reanimacionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH